Po ikte në Greqi me kanabis në xhep, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 00:39
Një 19-vjeçar nga fshati Çermë i Lushnjes u arrestua në doganën e Kakavijës. Ai paraqiti pasaportën për të kaluar në Greqi, por nuk e ka menduar se do të zbulohej kanabisi që kishte fshehur në xhep, rreth 200 gr.
Policia e ka arrestuar në flagrancë, Emarjus Rodhën dhe dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

