Po kalonte me kufje, kamioni përplas të riun

Një aksident ka ndodhur sot në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cerrik, në vendin e quajtur “Ura e Zezë”. “BalkanWeb” raporton nga vendngjarja se 28-vjeçari me iniciale I.Q, është aksidentuar nga një kamion.

I riu i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt nga automjeti i cili pavarësisht manovrimit nuk ka mundur dot ta evitojë aksidentin.

Mësohet se personi i aksidentuar ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar paralajmërimin e rrezikut me bori të drejtuesit të kamionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

28 vjeçari i aksidentuar është transportuar menjëherë për në Spitalin e Elbasanit, ndërsa drejtuesi i kamionit, 26-vjeçari me iniciale K.Sh është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi K.Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, duke drejtuar mjeti kamion me targa AA 549 HL, ka askidentuar këmbësorin shtetasin I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas Elbasan, i cili u traportuan në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjeksore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?