Po kalonte në vijat e bardha bashkë me foshnjën 10 muajshe, përplasen nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur ndodhur paraditen e sotme në Elbasan. Nga sa mësohet, një makinë ka përplasur një grua me foshnjën 10 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi pranë godinës së bashkisë. Nga sa bëhet e ditur në momentin që gruaja është përplasur po kalonte vijat e bardha, ndërsa foshnjën e kishte në karrocë.

Nëna bashkë me fëmijën janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku po i nënshtrohen kontrollit mjekësor, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndodhet në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?