“Po largohem, mos më kërkoni!”/ Zhduket 14-vjeçarja në Durrës, apeli i prindërve. Kush e shikon të lajmëroj policinë

Një vajzë adoleshente, vetëm 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 18 mars.

Nëna ka thënë se vajza e mitur ka qenë në banesë deri rreth orës 05:00, ndërsa në 06:30 minuta është konstatuar mungesa e saj.

E mitura ka lënë edhe një letër në banesë, përpara se të largohej. Ajo shkruan: “Po largohem, mos më kërkoni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza nuk është paraqitur dhe nuk ka telefon, gjë e cila vështirëson kontaktin, raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit apelojnë për ndihmë, duke lënë edhe numrat e kontaktit, për këdo që ka informacion për adoleshenten e humbur.

Çdo njeri nëse e shikon vajzën e fotos të lajmerojnë policinë ose numrin e kontaktit të publikuar nga prinderit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?