Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga makina një person në Shkodër

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shkodër, ku një person është përplasur nga një makinë. Personi i aksidentuar, i cili lëvizte me biçikletë, ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?