“Po luhet një skenar i madh”, Salianji: Rama shfrytëzon situatën e pandemisë, po paguhen biznese që …
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24, se kryeministri Edi Rama po përdor situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit për të “bërë batërdinë me paratë e shqiptarëve”.
Sipas ish-deputetit, Rama po e përdor këtë situatë për të “dobësuar fuqinë e njerëzve”, duke shtuar se qeverisja e tij është “katastrofë për Shqipërinë”.
“Të vetmit të izoluar qytetaret pa mundesi, nëse del nga shtepia per te siguruar kafshatë buke, ushqim për familjen denohesh, nëse ecen me kallash dhe makina mijera euro nderohesh se je shoku babkokut!
Hyrja e virusit nuk mund të ngadalëdojë daljen e Ramës, çdo ditë qeverisje e Ramës është katastrofë për të ardhmen e Shqipërisë, është humbje për të gjithë.
Karantinimi i shqiptarëve nuk mund të shërbejë dhe as të përdoret siç po ndodh të siguruar Ramën dhe për të bërë batërdinë me paratë e shqiptarëve, karantinimi fillestar dhe me pas respektimi i rregullave ështē dhe duhet për të siguruar jetën e qytetarëve. Në optikën time Rama po e përdor këtë vetëm për vete dhe për të dobësuar fuqinë e njerëzve. Nuk mund të presim dhe as do ta lejojmë që papunësia dhe varfëria ti ulë imunitetin forcëd reaguese. Që të mbarojë kjo karantinë edhe psikologjikisht duhet të ikë kjo mënyrë qeverisje!
Të lejosh që Rama të sillet si pronari i mëshirës me taksat e shqiptarëve të cilat po i jep me pikatore dhe vetëm tek të vetët është të besosh në ujku do ndërrojë zakonet!
Rama po shfrytëzon mbylljen e ekonomisë që të përcaktojë kush do të përfitojë nga mbyllja dhe nga hapja e ekonomisë.
Mundësitë për të mbijetuar, fryrë dhe rritur duke u majmur nga gjaku i shqiptarëve sot e kanë oligarket afer qeverise, ata qe Rama po i paguan me paratë e taksave të vuajtjes per mbijetese të pjesës dërrmuese të qytetarëve! Çdo kompani që i vihet laku në fyt sot jo vetëm duke mos u ndihmuar por duke i kerkuar taksa/tatime dhe pagesat e punetoreve eshte dergimi i ketyre kompanive ne faliment dhe oportunitet që oligarket te zene vendin ne treg te ketyre kompanive. Duket qartë që këtu po luhet një skenar i madh për të ribërë dhe ekonominë/bizneset. Shikoni se si me parate e shqiptareve po paguhen vetëm disa biznese që i heqin njerëzit nga puna me marrëveshje të shpikura jashtë kodit të punës dhe përfitojnë nga ndihmat dhe të tjerët që respektuan kodin dhe punëtorët nuk përfituan asgjë madje perballojnë jo vëtem fitimin e munguar por çdo kosto që ju vjen nga mbyllja. Nderkohe qe shpallja e gjendjes se fatkeqësisë natyrore e detyron qeverine ti paguaje një më një!
Shumë familje dhe biznese e shohin këtë si luftë ekonomike, jo vetëm luftë virusale.
Paketat e ndihmës përbuzëse, çdo pako që shkon tek qytetaret ështē posta e turpit. Ështē tallja me varfërinë dhe gjendjen e qytetarëve! Dergohen pako me 10 mijë lek te vjetra, 2 kg oriz, 2 kg makarona, 2 sheqer pak kripe dhe vaj!!! Me keto jetohet për 2 muaj deri sot?! Qytetarëve duhet t’iu jepen para në dorë, nëse pakot e blera nga qeveria me 100 apo 200 Euro janë mundesi per te vjedhur dhe tallur qytetaret pagesa me para ne dore do i jepte qytetareve dinjitet, do shmangte abuzimin.
Sot shperndarja e pakove te skamjes bëhet si bamirësi!! Bamiresi me leket qe ju merren shqiptareve?! Fushate elektorale me vuajtjen dhe perpelitjen për mbijetese te mijera familjeve?”, tha ish-deputeti Salianji.