“Po mendojmë të presim turistët me çartër”, Klosi tregon planin e qeverisë: Do vijnë nga Polonia, Çekia dhe vendet skandinave

Me sa duket qeveria ka ndërmend që në këtë sezon verorë të promovojë dhe lejojë turizmin në zonat bregdetare dhe histroike të vendit vetëm nga pasanikët.

Pavarësisht se nuk u pohua me këto fjël, ministri i Turizmit Blendi klosi tha sot se në fund të majit Shqipëria mendohet të ketë çarterat e parë me turistë të huaj, nëse situata e pandemisë do të përmirësohet dhe nuk do jemi në situatë karantinimi.

Klosi tha në një intervistë për Ora News se janë marrë të gjitha masat për zbatimin e të gjitha rregullave strikte nga ana e bizneseve në fushën e turizmit.

“Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit. Pra me çdo detaj që përbën turizmi për të pasur mundësinë që ne këtë kemi të gjitha mekanizmat në këmbë që në fund të majit të presim çarterart e parë nëse ministria e Shëndetësisë, ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit do të vendosin që të fluturojnë në Shqipëri çartera nga zona pak të prekura, sic janë për ne zona e turistëve polak, çek dhe vendeve skandinave.”, tha Klosi.

në lidhje me qytetarët kosovarë që përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitorëve dhe turistëve në vend përgjatë sezonit veror, Klosi tha: Po ashtu do të presim edhe vëllezërit tanë nga Kosova, por kjo ka të bëjë me heqjen e gjendjes së pandemisë. Por përsa kohë ne jemi në situatën e pandemisë, gjithë këto biseda dalin në plan të dytë. Me hapjen e bareve dhe restoranteve në hapësira të hapura, me vendosjen e rregullave strikte, me lirimin e lëvizjes të paktën të qytetarëve brenda Shqipërisë dhe pastaj për të parë raportin me kufijtë unë shpresoj shumë që fundi i këtij muaji do të shënojë çarterin e parë me turistë të huaj.”

Ministri pohoi se nuk duhet të ketë një datë të hapjes së turizmit, pasi i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë një turizëm në 12 muajt e vitit. Klosi tha se fillimisht do të fokusohen tek turizmi vendas me pas ajo rajonal.

SHKARKO APP