Po montonte mina me celular? Dyshime të forta për pronarin e servisit që i ndodhi shpërthimi në tryezë

Pasi Policia ka deklaruar se i plagosuri nga shpërthimi në dyqanin e celularëve, Gentian Hoxha, u lëndua teksa ishte duke punuar, derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes, hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se ai ishte duke montuar mina me celular.

Policia e Tiranës njoftoi që në krye se shpërthimi që e çoi në gjendje të rëndë Hoxhën e për pak i mori jetën nuk ishte shkaktuar nga tritoli, por nga një lëndë ende e papërcaktuar.

Ja informacioni paraprak i Policisë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lëndë ende e papërcaktuar. Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?