“Po nëse Meta kthen projektligjin e anti-KÇK-së?”, befason deputeti i PS-së: Nuk më intereson çfarë do të bëjë
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News për të folur më tej reth detajeve të platformës “anti-KÇK”, e cili u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama dhe do të votohet së shpejti në Kuvend.
I pyetur në studio nëse kanë frikë se presidenti Ilir Meta do ta kthejë këtë projketligj, deputeti i PS-së befasoi duke e neglizhuar krejtësisht rolin e Metës.
Hyseni tha se prej kohësh Meta nuk është president i popullit, pasi ka devijuar nga funksionet e tij, duke ndërmarrë hapur aksione politike.
“Nuk na intereson fare se çdo të bëjë Meta. Nuk është më president, nuk ka qenë prej kohësh presidenti ynë. Sepse ka devijuar në atë që ka në funksionet e tij politike dhe kushtetuese. Ka dalë hapur duke marrë aksione politike që nuk kanë lidhje fare me presidnetin
Nga ana tjetër edhe nëse e kthen presidenti, mund ta kthejë vetëm një herë ligjin dhe parlamenti mund ta votojë sërish. Ju thashë se kemi gjykuar se shqiptarët nuk e meritojnë që të gjenden në këtë sistuatë vakumi, ku KÇK po gjen terrenin dhe po bën kërdinë, do të marrin goditjen e merituar.”- u shpreh Hyseni.