Po njerëzit kush do t’i mbrojë nga qentë? Përgjigjet Tahiri

Ligji i propozuar sot nga Ministria e Brendshme për dënimin e të gjithë atyre që keqtrajtojnë kafshët ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet.

Ligji duket se përqendrohet më shumë tek qentë, nisur edhe nga rastet e denoncuara të dhunimit të tyre ose nxitjet për të luftuar midis të njëjtës specie.

Ligji i ri është mirëpritur, por ka një pyetje që shqetëson shumëkënd: kush do t’i mbrojë njerëzit nga qentë e rrugës, të cilët ecin lirisht nëpër lagjet tona?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Saimir Tahiri thotë se kjo rregullohet me ligje të tjera, duke shtuar se ky shqetësim është në vëmendjen e institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?