Po përballet me sëmundjen e rëndë çdo ditë, Demi Moore zbulon se si është gjendja e Bruce Willis…
Demi Moore ka bërë një përditësim mbi shëndetin e ish-bashkëshortit të saj, Bruce Willis, duke njoftuar se aktori është në një gjendje “të qëndrueshme” pas diagnozës së tij me demencë.
Për disa kohë, anëtarët e familjes së Willis kanë dhënë përditësime të rregullta mbi gjendjen e tij shëndetësore, dhe tani ka qenë Demi Moore, ish-gruaja e tij, ajo që ka folur për gjendjen e tij.
Në një intervistë për CNN, Demi Moore theksoi se, duke marrë parasysh rrethanat, Willis është aktualisht në një “vend të qëndrueshëm”. Ajo e theksoi rëndësinë e pranimit të gjendjes aktuale të një personi që po lufton me një sëmundje të tillë, duke thënë:
“Është kaq e rëndësishme të takosh dikë aty ku është, dhe nga ky vend ka kaq shumë dashuri dhe gëzim”.
Ajo e pranon se është e dhimbshme të shohësh dikë të dashur të vuajë nga kjo sëmundje, por shton se ka edhe “bukuri dhe dhurata” që mund të lindin nga ky proces. Moore shprehu se përmes dashurisë dhe mbështetjes mund të krijohet një mundësi për të gjetur gëzim, pavarësisht humbjeve që sjell sëmundja.
Tallulah, vajza e Bruce Willis, gjithashtu ka folur për lidhjen e saj me babain, duke thënë se çdo vizitë është e mbushur me dashuri. Ajo theksoi se ndonëse është e dhimbshme, ajo është e sigurt se babai i saj di sa shumë e do, dhe se kjo lidhje është e fuqishme, pavarësisht sfidave që sjell sëmundja./ TAR
Top Channel