Po pinte kafe, atent@t shqiptarit të dënuar për vr@sje
Një atentat është regjistruar pasditen e sotme në sheshin Omonia të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Kritis dhe Acominatos, ku i plagosur ka mbetur një shqiptar. Në momentin kur persona të panjohur qëlluan në drejtim të tij, burri ishte ulur në një kafene.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ka marrë një plagë në shpatull nga një plumb dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Popullor të Athinë, ku po i nënshtrohet një operacioni.
Shqiptari i plagosur rezulton se ka qenë i dënuar për vrasje nga pakujdesia në vitin 2000. Ai është liruar me kusht në vitin 2018.