Po pinte kafe në lokal në Durrës, i moshuari ndihet keq dhe ndërron jetë

Ngjarje e rëndë në Durrës. Rreth orës 08:20 të mëngjesit, shtetasi S. P., 73 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

“Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?