Po priste autobuzin, 31-vjeçari i shkul me forcë varësen nga qafa një gruaje
Një grua ka përjetuar momente tmerri ndërsa ishte duke pritur autobusin.
Një person i ka shkulur me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me vrap. Ngjarja është regjistruar në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Policia u vu në ndjekje të tij dhe arriti që t’i vendoste prangat pas disa minutash. Sipas policisë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin me iniciale A.Ç, banues ne Kurbin.
Materialet hetimore i kaluan Gjykatës së Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”
Njoftimi i policisë
Fushë Krujë. Ndërhyrja e në kohë e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje. Rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap. Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij. Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
KOHA JONË SONDAZH

