Po punonte tokën, 85-vjeçarin e zë zetori poshtë në Gjirokastër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në fshatin Karjan të Gjirokastrës. Një i moshuar 85-vjeçar me iniciale F.D., duke punuar tokën me zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.
“Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës”, njoftoi policia.
KOHA JONË SONDAZH

