Po rregullonin pompën e ujit në pus, babë e bir asfiksohen nga gazi në Vlorë

Babë e bir në Vlorë mbetën të asfiksuar këtë pasdite pasi ishin futur në pusin e ujit për të rregulluar pompën e ujit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Roms.

55 vjeçari sëbashku me të birin 23 vjeçarin ishin në proces pune e sipër kur i ka zënë gazi brenda pusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë nxjerr nga familjarët dhe po transportohen  drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Heroi” i tyre ka qenë një fëmijë, i cili pasi i ka pikasur ka njoftuar familjarët e tjerë të cilët i kanë nxjerrë më ps me shkallë dhe litar.

Njëri prej tyre është transportuar drejt spitalit me maskë oksigjeni për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?