Po tentonte të shpëtonte emigrantët pas mbytjes së anijes, mbytet edhe zhytësi në Greqi

Tragjedi pas tragjedie në Greqi.

Një zhytës grek 45-vjeçar ka humbur jetën teksa tentonte të nxirrte trupat e pajetë të emigrantëve që ishin bllokuar në anijen e mbytur në Lavrios.

Sipas mediave greke zhytësi është bllokuar në mekanizmin e thithjes së ujit që përdoret për ftohjen e motorëve të anijes dhe makinerive të tjera.

Sakaq, deri më tani janë nxjerrë mbi 50 trupa të pajetë emigrantësh, 104 të tjerë janë shpëtuar. Anija kishte në bord 400 emigrantë që vinin nga Libia.

SHKARKO APP