Po transmetonin “live” komisionet, mediat gjobiten nga policia

Me siguri e keni vënë re që kur ka mbledhje të komisioneve apo protesta, makinat e mediave qëndrojnë para Kuvendit për të transmetuar gjithçka live, mirëpo sot mediat janë përballur më një “surprizë” aspak të këndshme.

Mjetet e mediave që po mundësonin transmetimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias dhe Ekonomisë janë gjobitur nga policia.  Edhe pse prej vitesh ai vend ka qenë si “parkim” provizor dhe i mirëkuptuar për median, sot ata janë gjobitur megjithëse Kuvendi nuk ka krijuar një vend të posaçëm për median.

Ky rast flagrant është bërë publik nga deputeti Flamur Noka, i cili u shpreh se largimi i mediave nga para Kuvendit është bërë me qëllim që komisionet të mos transmetoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?