Po transportonte 100 mijë euro drogë, shqiptari arrestohet para dy fëmijëve të mitur

Karabinierët në Itali kanë vënë në pranga një shqiptar pasi i gjetën 8 kilogramë marijuanë në bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte bashkë me gruan dhe fëmijët e mitur.

Mediat në Itali njoftojnë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin R.B., i cili jetonte në Roseto degli Abruzzi, Teramo.

Sasia e drogës u zbulua nga një postbllok policie në autostradë në Pescara, ndërsa shqiptari po udhëtonte në makinë së bashku me gruan dhe  dy fëmijët të moshës 7 dhe 11 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, gjatë kontrollit shqiptari nuk shfaqi ndonjë shenjë nervozizmi, por kur karabinierët  vendosën që të bëni kontroll më të imtësishëm ai shfaqi shenjat e para të nervozimit duke u thënë se i duhej të lëviste pasi e kishte me nxitim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kontrollit të imtësishëm në automjetin e shqiptarit u zbuluan një çantë, brenda së cilës 40-vjeçari R.B., kishte futur 8 kilogramët e drogës të ndara në 4 pako.

Sipas mediave italiane, nëse sasia e drogës e sekuestruar do të hidhej në treg do të kishte pasur një vlerë prej 100 mijë eurosh.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?