Po u mbyste në Seman, dy policë shpëtojnë 51-vjeçaren

Një 51 vjeçare në Fier është shpëtuar pasditen e sotme nga policia, pasi po e merrte e lumit Seman.

Policia sqaron se rreth orës 16:15, në vendin e quajtur “Çeligrad”, 2 punonjës policie konstatuan se në ujërat e lumit Seman, ishte duke u mbytur shtetasja M.T, 51 vjeçe, banuese në Fier.

Menjëherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bëjnë të mundur shpëtimin e saj. Shtetasja M.T u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?