Do udhëtoni jashtë shtetit? Tamponin mund ta bëni dhe në qendrën e testimit në aeroportin e Rinasit
Nëse po udhëtoni jashtë dhe nuk dini ku të bëni tamponin, tashmë këtë shërbim mund ta merrni në Qendrën e Testimit PCR në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Për të bërë testin PCR Covid-19 duhet të ndiqni hapat më poshtë.
1. Të shkoni në aeroport tre orë para fluturimit tuaj
2. Prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta
3. Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht
4. Kosto e testit PCR është 35 Euro
5. Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh
Testi i antitrupave (testi i gjakut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.
Ku mund të testohem?
Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve.
Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.