Po ulen tensionet? Moska tërheq një pjesë të trupave të saj nga kufiri ruso-ukrainas
Rusia ka ndërmarrë një hap drejt uljes së tensioneve, me Ministrinë e Mbrojtjes të vendit duke njoftuar se disa trupa të dislokuara pranë kufirit me Ukrainën kanë filluar të kthehen në kazermat e tyre, ndërsa Perëndimi shqetësohet se një sulm ushtarak i Moskës kundër Kievit është shumë afër.
“Me përfundimin e stërvitjeve, trupat, si gjithmonë, do të kryejnë marshime të kombinuara drejt bazave të tyre të përhershme. Njësitë e Qarqeve Ushtarake Jugore dhe Perëndimore që kanë përfunduar detyrat e tyre tashmë kanë filluar ngarkimin e personelit dhe pajisjeve në trenat dhe mjetet e transportit dhe sot do të nisin drejt njësive të tyre ushtarake“, tha Igor Konachenkov, një zëdhënës i ministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

