Po vjen i nxehti afrikan, temperaturat deri në 41 gradë

Po vjen zjarri afrikan në Shqipëri.

Sipas MeteoAlb kjo valë me epiqendër në jug të Italisë do të sjellë edhe në Shqipëri mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperatura shumë të larta do të regjistrohen në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Por edhe Tirana do të ketë zjarr përvelues.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C (në hije).

Ndërkohë Tirana po përgatitet për temperatura edhe më të larta deri në 43 gradë.

Duhet patur kujdes të moshuarit dhe fëmijët që të mos dalin në pikun e ditës.

SHKARKO APP