Po vuan në burg, Gjici kërkon lirimin. Gjykata thërret ekspertët për të verifikuar provat

Edhe njëherë tjetër, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu. Ai i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën ndaj tij në 11 nëntor ora 13:00, deri në marrjen dhe administrimin e provave shkencore. Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës.

Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Të sillen të gjitha kartelat mjekësore të Gjicit që nga koha e paraburgimit. Të dërgohet një raport nga IEVP Lushnjë mbi dinamikën e vuajtjes së dënimit të Gjicit. Të sillet një raport vlerësimi nga shërbimi i provës. Kartelat mjekësore do të shqyrtohen nga mjekët ekspertë seancën tjetër. Safet Gjici vuan nga sëmundje kardiovaskulare dhe diabet.

Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për pranimin e kërkesës për ekspertim mjekoligjor dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për informacion nga IEVP për të gjitha trajtimet mjekësore të Gjicit në kohën që ka qenë i dënuar. Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?