Pogradec, fëmija 4-vjeç kalon një natë në komisariat

Një histori e ngjashme kishte ndodhur në Tiranë, gjatë operacionit për lidhjet e paligjshme të energjisë. Një fëmijë tjetër, 4-vjeç, ka kaluar natën në komisariatin e policisë së Pogradecit.

Vogëlushi ka qëndruar në ambientet e jashtme i shoqëruar nga babai. E ëma e 4-vjeçarit, Maljinda Leka, fajësoi policinë për këtë situatë.  

Dy ditë më parë, blutë e Pogradecit ndaluan shtetasin Bledi Leka, i cili po drejtonte një mjet të ngarkuar me dru, por ishte pa patentë dhe pa licencë.

Policia e ka shoqëruar 36-vjeçarin për në komisariat bashkë me automjetin. Ai kishte pasur brenda edhe 4-vjeçarin, për të cilin policia thotë se njoftoi të ëmën ta merrte në komisariat.

Sipas policisë, nëna është lajmuar për të marrë djalin nga ambientet e komisariatit, por ajo kishte refuzuar duke u justifikuar se ka qenë larg dhe ishte e  pamundur. Kësisoj, fëmija i mitur me apo pa dashje është “burgosur” .

SHKARKO APP