Pogradec, foshnja vdes në maternitet, shefi i pavijonit: Ju rrëfej çfarë ndodhi
Një tjetër rast tragjik është shënuar në maternitet, ku kësaj here ngjarja ka ndodhur në Pogradec. Një mjek pediatër pranë maternitetit të Pogradecit po porcedohet penalisht pas vdekjes së një foshnje vetëm dy ditë pas lindjes në maternitetin ku ai punonte. Shkak është bërë denoncimi i babait, që bën fajtor mjekun për vdekjen e djalit të sapolindur.
Pas nisjes së procedimit penal për mjekun pediatër, vënë në akuzë për vdekjen e një foshnje dy ditë pas lindjes në maternitetin e Pogradecit, reagon shefi i pavijonit, Ilir Gusho.
Sipas tij, foshnja lindi me operacion dhe ishte një lindje pa probleme. “Pas 12 orësh foshnja shfaqi shenja infesioni në lëkurë, shenja të cilat i vazhduan”- tha ai.
Policia e Korcës ka njoftuar se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit N.E, 52 vjeç, banues në Pogradec (me detyrë mjek pediatër për fëmijët e porsalindur).
Nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal
KOHA JONË SONDAZH

