Pogradec, më 15 gusht do të konstituohet Këshilli Bashkiak

15 Gushti është vendosur data e konstituimit të  Këshillit Bashkiak në Pogradec. Ky vendim është marrë me konsensus mes palëve politike.

Ndërsa prefektura e Korçës ka ndarë ftesat për këshilltarët që do të jenë pjesëmarrës në konstituim ditën e shtunë.

Ndërkaq një ditë me parë edhe LSI, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili ka bërë thirrje që të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak pasi Pogradeci është në sezon turistik dhe mungesa e shërbimeve dëmton qytetin.

SHKARKO APP