Pogradec, polici i dehur dhunon gazetarët. Pezullohet nga detyra (VIDEO)

Një efektiv i Policisë së Shtetit ka dhunuar grupin e xhirimit të ‘News24’. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që grupi i xhirimit kishte shkuar në fshatin Selicë, në banesën e Bashkim Çollaku, babait që denoncoi sot zhdukjen e dy vajzave të tij.

Sipas të dhënave të gazetares në vendngjarje, teksa u tentua të filmonte makinën e policisë, një efektiv ka dhunuar gazetaren dhe operatorin e ‘News24’, ndërsa ai ishte nën ndikimin e alkoolit, duke tentuar që ti thyejë kamerën.

Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Korçës ka nisur hetim të brendshëm për këtë rast. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) pritet të verifikojë incidentin e ndodhur. Burime nga drejtoria e Korçës thanë është bërë pezullimi i nga detyra të efektivit që shkaktoi incidentin me gazetarët dhe polices që ndodhej në patrullë me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=T3tWKhPRCdE&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?