Pogradec: Sherr mes dy të rinjve, 18-vjeçari vritet brenda lokalit

Një ngjarje e rëndë, u shënua pasditen e sotme në Pogradec, në nisje të vitit të ri shkollor. Dy shokë u përfshinë në një sherr, i cili përfundoi me pasoja të rënda.

Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Rinia”. Burimet thonë se nga të shtënat me armë humbi jetën 18-vjeçari Fabio Hila. I riu u qëllua me automatik dhe ndërroi jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të marra.

Policia ka arrestuar autorin e krimit, adashin e viktimës, 18-vjeçari Fabio Musollari, si dhe ka sekuestruar armën e krimit tip kallashnikov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë me të njëjtin emër kishin debatuar më herët në telefon dhe më pas autori, 18­ vjeçari Musollari ka shkuar në lokalin ku ndodhej Hila dhe e ka qëlluar me armë. Musollari nga fshati Vërdop, njihej si person problematik. Ngjarja ka ndodhur në prani të dhjetëra personave dhe ka shkaktuar kaos dhe panik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?