Pogradec, të dehurit shkatërrojnë komisariatin e policisë

Dy persona të dehur kanë shkatërruar pajisjet e zyrave të Komisariatit të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së hënës, kur shtetasit me iniciale S.C. dhe B.S. janë përfshirë në një konflikt fizik me disa persona të tjerë, në lagjen 5 të Pogradecit. Banorët kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë shkaktarët e sherrit.

Gjatë shoqërimit në komisariat, të ndaluarit kanë kundërshtuar dhunshëm efektivët e policisë. Pasi kanë mbërritur në rajon, dy të ndaluarit, të cilët kanë qenë të dehur, kanë thyer dhe dëmtuar pajisjet e zyrës ku po merreshin në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?