Pogradeci pa drita, në kulmin e sezonit turistik
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 01:34
Në kulmin e sezonit turistik, OSHEE, vendos i ndërpresë energjinë elektrike për 2 orë qytetit të Pogradecit.
Kanë qenë të shumtë turistët por edhe qytetarët e Pogradecit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me situatën e krijuar.
Ndërkohë që vetë OSHEE nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi apo të njoftonte më herët për ndërprerjen e energjisë elektrike.

