Pogradecin po e mbyt pluhuri dhe pandriçimi

punimeI shikoni këto foto?! Nuk është mjegull, as re, as tym ky që “digjet” është liqeni. A nuk duket si një kometë me bisht mbi liqen?

Ja shikojeni. Është pluhuri që mbyt liqenin dhe qytetin. Pluhuri ngrihet mu në të hyrë të qytetit, aty ku dergjet një bunker gjerman i Luftës së Dytë. Kanë kaluar lufta, aksione dhe regjimi i egër i diktaturës komuniste; kaq pluhur kurrë nuk kanë parë pogradecarët.

Ka muaj që po ngrihet pluhur mbi liqen, në mushkëritë e qytetit dhe të njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ka ndodhur?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka ndodhur që qeveria ka vendosur të bëjë rikonstruksionin e “hundës” së bunkerit, prej 900 metra gjatësi. Ka disa muaj që po punohet. Gjatë gjithë kohës- pluhur. Çdo ditë kalojnë dhjetëra makina; qytetarë nga Tirana, nga gjithë vendi dhe mjaft turistë të huaj, kalojnë këtu për të shkuar në Pogradecin turistik. Mirëpo para se të prekin bukuritë e Pogradecit, këtu ngopen me pluhurin e rrugës. Rruga është krejt e dëmtuar, duhet të  ngasësh me 5 kilometra në orë, saqë të ngopesh mirë nga pluhuri.

Ka edhe një “sekret” tjetër pse lihet kjo re pluhuri, si në një shpërthim bërthamor, këtu në Pogradec. “Sekreti” është se qeveria do që të dëshmojë se po punon. Sikur të mos kishte pluhur, atëherë do të dukej si “e fjetur”, d.m.th., nuk po punon. Qeveria është e llojit të ekspozitës dhe fasadës, jo qeveri e punës, prandaj i duhet spektakli me pluhur.

Por ka edhe një “sekret” tjetër pse Pogradeci po mbytet në pluhur në vendin e quajtur “bunkeri i gjermanit”. “sekreti” lidhet me paratë dhe me abuzimin. Për 900 metra rrugë këtu janë dhënë nga qeveria 9 milionë euro. Domethënë çdo 100 metra rrugë kushton një milionë euro. Nuk ka ndodhur askund në botë kaq shumë abuzim dhe kaq shumë korrupsion.

Tmerr! Qeveria ka lëshuar pluhurin mushkëri- vdekës me qëllim që t’u mbyllë njerëzve gojën dhe mendjen. Me qëllim që njerëzit të mendojnë se “aha, sa shumë po punohet, ka tym!”. Asnjë pikë ujë nuk gjejnë dot për të lagur, të paktën për të lagur rrugën. Mbase ta vjedhësh e rrjepësh njeriun, një pikë ujë për mushkëritë nuk është shumë. Por as këtë nuk e bëjnë, edhe pse tre metra larg nga liqeni.

Dhe më në fund ka edhe një “sekret” tjetër: “sekret” i fundit është ky:

Pogradeci është një qytet që ka votuar për përfaqësuesin e partive të djathta, jo për qeverinë, gjatë zgjedhjeve për bashkinë e qytetit. Inati kundër Pogradecit nuk i del qeverisë. Çdo mbrëmje, thuajse, fiken dritat në zonën turistike të Drilonit. Kemi kaluar një natë të tmerrshme para tri netësh. Turistët dhunohen, por edhe bizneset zhyten. Madje, edhe pluhuri vdekjeprurës mu në hyrje të qytetit.

Po e asfiksojnë Pogradecin.

L.Skiro

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?