Polakja e kërkuar nga Interpol Gjermania ndalohet në Kakavijë
Një shtetase polake është ndaluar në Kakavijë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania.
Më 4 Nëntor 2016, në orën 18: 40 Monika Bernadeta Weiss, 41 vjeçe, banuese në Poloni është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës.
“Pas verifikimit të bërë nga punonjësit e policisë në sistemin TIMS kjo shtetase rezulton e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL GJERMANIA, pasi Gjykata Gjermane i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Organizim të migrimit të paligjshëm” informon policia e Gjirokastrës
Menjëherë u bë shoqërimi i kësaj shtetase.
KOHA JONË SONDAZH

