Policë shqiptarë në Euro 2016

Franca nuk do të jetë vetëm në kampionatin e futbollit Euro 2016. Forcave të vendase të sigurisë do t’iu bashkohen patrulla ndërkombëtare.

Së fundmi, me propozimin e Ministrisë së Brendshme franceze edhe policia ruse konfirmoi pjesëmarrjen në operacionin e sigurisë në vend. Por jo vetëm. Edhe policia shqiptare do të jetë pjesë e këtyre patrullave.

Burime të Top Channel deklarojnë se ekipi kombëtar i futbollit do të shoqërohet gjatë qëndrimit në Francë nga forcat më të mira policore shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një seleksionimi ku morën pjesë të gjithë elementët më të mirë të policisë shqiptare u përzgjodhën  5 oficerë të policisë shqiptare që janë pjesë e elitës së uniformave blu, për të shoqëruar ekipin kombëtar të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Caktimi i tyre erdhi pas një kërkese të vetë autoriteteve franceze, të cilat ia kanë kërkuar këtë çdo shteti pjesëmarrës në Euro 2016.

Kërkesa e francezëve ka ardhur kohë më parë dhe policia shqiptare ka bërë përgatitjet e saj duke marrë parasysh njohjen e gjuhëve të huaja nga ana e policëve si pikënisje të përzgjedhjes, eksperiencën në ruajtjen e personaliteteve dhe më pas aftësitë e tyre fizike.

Drejtuesit kryesorë të policisë shqiptare konfirmojnë për Top Channel se kanë bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme për ruajtjen e kombëtares në Francë, për të shmangur ndonjë situatë të mundshme gjatë turneut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?