“Policët” grabisin biznesmenin: Hynë nga dritarja, më drejtuan armët

Një skemë ideale për filmat aksion, ajo e grabitjes tek banesa e një biznesmeni në Kavajë, nga grabitës të kamofluar si policë. Adem Kola, merrej me tregtimin e peshkut të shumicës në Kavajë. Ai pohoi se ka qenë në gjumë bashkë me bashkëshorten kur u sulmua nga 3 persona që i binin derës dhe thonin: “Policia, policia, hapeni derën, jemi për kontroll!”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Mësohet se tre persona kanë hyrë në banesën e Kolës, duke përfituar që dritarja që ishte lënë e hapur. Kur hynë në banesë, 3 grabitësit e kamofruar si “policisë”, fillimisht goditën Kolën me sende të forta dhe më pas kanë vjedhur paratë që mesa duket kishin informacion se ku ndodheshin.

Policia po kërkon autorët të cilët mendohet se janë persona me precedentë penalë nga ky qytet. Deri tani janë shoqëruar disa persona, por akoma policia nuk ka të dhëna që mund t’i çojë drejt autorëve. “Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K, kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë që ishin të instaluara në vilën 3-katëshe. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Kola ka rrëfyer për mediat momentin e përplasjes me grabitësit, ku ata kishin hyrë nga dritarja, duke përfituar që ajo ishte lënë e hapur. “Hyjnë nga penxherja dhe erdhën tek dera ime. Aty rri mos luaj se do të vrasim”. Ai ka treguar edhe fjalët e grabitësve, ku ata kishin thënë një zëri se: “Policia, policia, tre vetë mos luaj mos luaj, kemi ardhur për kontroll, armët”. Pasi kanë hyrë në dhomën e gjumit ku ishin dy të moshuarit të shtrirë, ata kanë qëllluar biznesmenin, ndërsa bashkëshortes i vunë pistoletën në kokë. “Më dhunuan me një pistoletë apo hekur në kokë. Nuk e di mirë çfarë ishte. Qëndrova pa ndjenja. Unë dhe bashkëshortja jemi tmerruar shumë. Ne kemi punuar gjithë jetën me djersë, pa i rënë askujt në qafë. Kam lajmëruar policinë dhe erdhi për 7 minuta”, shprehet biznesmeni.

3 grabitësit që sipas informacioneve nga uniformat blu, janë persona që kishin informacione se ku ndodheshin në shtëpi. “Me shqelma, ja shikojeni, paret paret, s’ka para xhaxhi por ata më grabitën 5 mijë euro dhe 20 milionë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?