Policët i marrin mallin shitëses së moshuar ambulante (VIDEO)

Në Shqipëri drejtësia bëhet me të varfrit që shesin presh, kokoshka apo fara në rrugë, të cilëve ju merret malli apo edhe më keq akoma ju flaket para syve të tyre. Këtu luajnë me gjakun e të varfërve pa iu dridhur qerpiku përpara fytyrës së vuajtur të tyre. I tillë është rasti që është filmuar nga qytetar tek Liqeni Artificial dhe më pas është dërguar pranë redaksisë sonë.

Një nëne që shet fara policët Bashkiakë i kanë derdhur farat në tokë, por pas kësaj pavarësisht rrudhave të moshës dhe jetës, e moshuara nuk u kanë lënë gjë pa u thënë dhe vështirë të gjesh diçka të gabuar tek fjalët e saj.

E irrituar nga veprimi i policëve që i derdhën farat, nëna e vendosur u ka thënë se nuk ka ndërmend të ngrihet nga ai vend vetëm kur të vejë orari i saj do largohet. Ajo thotë se është dakord me respektimin e ligjit, por sipas saj në Shqipëri nuk ekziston ligji, pasi po të ishte një i tillë, ajo nuk do të ndodhej aty në mes të rrugës duke pritur lëmoshë nga shitja e gotave të farës, por do të kishte një pension dhe një punë të hajrit.

“Nuk çohem, nuk çohem të thashë, nuk kanë se çfarë të më bëjnë mua, është hera e tretë që vijnë. Kapni atë që flakë plehrat, ai që bën mutin dhe shurrën, ai që mbush kanalet, jo mua për 100 lekë fara. Nëse është ligji dhe shteti, të më gjejnë punën, të më japin rrogën, pensionin dhe unë nuk ju bezdis juve. Ma thirr një çikë atë që të ka thënë që të vish këtu, pa thirre një çikë këtu, a është e drejtë kjo të derdhësh farat? Turp! A keni nëna e motra vetë? Mos më nga të lutem, kur të vijë ora do iki vetë. Në këtë botë Zotin lart kam, familjen dhe veten. Mua më duhet puna ime, jeta ime, sado të jetë ligji dhe drejtësia, po ku është ligji në Shqipëri? Unë jam femër, të më bësh leckë ti mua! Të lutem shumë shef, më lër të më vejë ora, nesër do llafosemi ndryshe, juve dhe unë bashkë”, ka thënë e moshuara, por nuk dihet nëse në fund e kanë larguar apo e kanë lejuar që të shesë fara.
//

SHKARKO APP