Policët italianë do patrullojnë në qytetet shqiptare
Ministritë e Brendshme të Shqipërisë dhe Italisë, për t’i ofruar një ndihmesë më të madhe numrit gjithnjë e në rritje të turistëve italianë, kanë vendosur të aktivizojnë, duke nisur prej datës 16 korrik deri në datën 31 gusht, disa patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare. Qytetet ku do të ketë polici italiane janë; Durrësi, Saranda dhe Vlora.
Agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare për të lehtësuar kështu kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në vend.
Ky vendim është përshëndetur dhe nga Ambasada Italiane në Tiranë. “Ambasada e Italisë në Tiranë, ndërsa e mirëpret këtë formë të re bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë, tërheq vëmendjen në faktin se rrjeti konsullor në Tiranë dhe në Vlorë (https://ambtirana.esteri.it/Ambasciata_tirana/it/ambasciata/la_rete_consolare/la-reteconsolare.html) është përherë në disposizion të të gjithë bashkëkombasve që vizitojnë vendin dhe fton të gjithë shtetasit italianë të konsultojnë informacionet e dobishme për udhëtim (http://www.viaggiaresicuri.it/) si dhe të sinjalizojnë praninë e tyre dhe të dhënat e tyre personale në portalin Dove Siamo nel Mondo (https://www.dovesiamonelmondo.it/home.html)”,- thuhet në një njoftim për mediat të Ambasadës Italiane në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

