Policët kopjojnë, Veliu anulon testimin për gradën ”Komisar”

Testimi për oficerët e Policisë që konkurruan për gradën ”Komisar” është anuluar. Shkak është bërë fakti se më shumë se 100 oficerë Policie rezultuan se kishin dhënë të njëjtën përgjigje. Kanë qenë 420 oficerë policie që konkuruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herë tezën.

Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre. Gradat në Polici kanë qenë gjithmonë të kontestuara, për shkak se shumë policë hedhin akuza për mbështetjen e disa kandidatëve të caktuar.

Tre oficerë, të cilët ishin konkurentë kanë kërkuar që procesi të pezullohet dhe të përsëritet, duke denoncuar rastin në Prokurorine e Tiranës. Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut mban datën 13 nëntor dhe procesi i konkurimit do të përsëritet në 15 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?