Policët ndërhynë me armë zjarri në teatër, PD publikon pamjet
Dhuna ndaj protestuesve tek teatrit mëngjesin e 17 majit përpara se të shembej godina, është një nga çështjet më të debatuar gjatë këtyre ditëve. Në reagimin e tij, Komisioni Europian tërhoqi vëmendjen se kishte konstatuar dhunë gjatë protestës ndërsa aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita deklarun se forcat speciale kishin ndërhyrë të pajisur me armë zjarri.
Këto akuza janë mohuar vazhdimisht nga kryeministri Rama por Partia Demokratike ka publikuar sot pamje filmike nga brenda teatrit në momentin e ndërhyrjes së efektivëvë të forcave speciale.
Ish-deputetja, Orjola Pampuri ka postuar në Facebook një video ku sipas saj tregohet se forcat e policisë kanë qenë të pajisura me armë zjarri kur janë futur në teatër për të nxjerrë jashtë aktivistët.
“Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte. Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka. Vota e qytetareve do te jete fundi i tij.”- shkruan Pampuri.