Polici darkoi me Nikulajn para atentatit, konflikti është i vjetër

Gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar Sokol Daci, i plagosur aksidentalisht gjatë atentatit në Rrilë të Lezhës, është përmirësuar. Ai është koshient, por vijon të jetë i intubuar në reanimacion, ndërsa plagët në zonën e barkut mbeten shqetësuese. I riu ka marrë katër plumba në trup dhe konsiderohet viktimë e pafajshme, pasi ndodhej në vendin e tij të punës.

Policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K. i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin me iniciale B.K. duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur.

Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane. Shkaqet e ngjarjes dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin. Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia, e cila zyrtarisht deklaroi se ishte aksident rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?