Polici e ndalon, shqiptari me makinë të vjedhur e përplas
Duke u përpjekur për të ikur me makinën e vjedhur, një shqiptar ka aksidentuar një punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur në Tolentino, ku shqiptari ishte i ulur në një makinë të vjedhur më 8 tetor në Faenza.
Një polic e ndaloi atë dhe e pyeti për dokumentet, por 28 vjeçari shqiptar me iniciale I.S, me dyer të hapura të makinës u largua me shpejtësi duke e hedhur në tokë policin.
Më pas, policia u vu në aksion dhe e arrestoi shqiptarin, ndërsa policit të plagosur i erdhi në ndihmë kolegu i tij.
Polici përfundoi në spital dhe do t’i duhen 35 ditë për të marrë veten plotësisht.
Pas kontrollit të mjetit, shqiptarit iu gjet një kaçavidë, ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën objekte ari. I riu është nën arrest shtëpie në pritje të masës së mëtejshme të sigurisë.
Ne foto: Objektet që dyshohen të vjedhura nga shqiptari

KOHA JONË SONDAZH

