Polici e re me ”pronar”, Caka: Vallë ç’do bëjë krimi?

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për të krijuar një polici të rem me kapital 100% shtetëror. Caka pyet se çdo të ndodh me krimin  në vend?

Postimi i plotë

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, për të krijuar një shoqëri aksionere, me kapital 100% shtetëror dhe “pronar” Ministrinë e Brendshme, të quajtur “Illyrian Guard”, denatyron detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia është e Shtetit, e qytetarëve dhe në shërbim të tyre; çdo nevojë private, duhet të mbulohet nga shërbimet që ofrojnë kompanitë private të sigurisë dhe ruajtjes fizike, të cilat rregullohen me ligje të posaçme në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prite Zot kur Policia e Shtetit, përkundrejt kërkesës dhe pagesës, të na mbrojë e ruajë kriminelët… atëherë do t’i bëjmë vërtet pyetjen vetes: po tani kush do t’i arrestojë kriminelët???

“Policia e Shtetit, nuk i përgjigjet dot shkallës së rritur të kriminalitetit në vend, për shkak të protestave të opozitës.”- tha njëherë Kryeministri ?

Po tani që Policinë e Shtetit do t’a vendosin në dispozicion të çdo pale të tretë, publike dhe private, vallë ç’do bëjë krimi???

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?