Polici i dehur aksidentohet gjatë natës në Vlorë, makina shpërthen në flakë

Një aksident është regjistruar sot rreth orës 2:30 minuta të orëve të para të ditës në afërsi të poliklinikës qendrore të qytetit të Vlorës përgjatë bulevardit Ismail Qemali.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, i cili ishte punonjës policie por jashtë shërbimit, ka dalë nga makina para se mjeti të përfshihej nga flakët. Të dy drejtuesit e mjetit kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën

“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.

SHKARKO APP