Polici i ve gjobë, shoferi e “zbut” me 1 500 lekë (VIDEO)
Një i ri është ndaluar nga policia rrugore në Lezhë, pasi ishte duke udhëtuar me automjet me xhama të zinj. Pavarësisht se shoferi i kishte deklaruar se kishte në Lejen e Qarkullimit të shënuar, polici sërish e ka gjobitur me 2 mijë lekë e më pas i ka marrë 1 500 lekë, raporton JetaOshQef.
E gjithë skena është filmuar edhe pse polici i ka kërkuar që ta fikë telefonin, si dhe është përpjekur të fshihet nga kolegët, teksa merr lekët duke i thënë shoferit që ta ulë dorën, ndërsa po ia jepte.
KOHA JONË SONDAZH

