Polici kërcënon tregtarin: Të bëj atë që s’ta ka bërë Perëndia

Dy punonjës policie të Bashkisë së Beratit kanë debatuar me një tregtar për vendosjen e taksave bashkiake. Ajo që vihet re është gjuha e komunikimit që polici përdor, aspak normal për një punonjës shteti.

“Di të merrem vesh ndryshe me ty” apo “Të bëj atë që s’ta ka bërë Perëndia”,- janë disa nga togfjalëshat që përdor ai.

Ja mesazhi i plotë i qytetarit që denoncon incidentin në “Jetaoshqef.al”.

“Perseri i njejti polic bashkiak duke gjobitur tregtar pse shesin ne hyrje te tregut qe zhvillohet cdo te shtune ne qytetin e beratit. Shiko cfare gjuhe perdor dhe si e kercenon qytetarin ne fund duke i thene qe te bej ate qe sta ka bere as perëndia. Dhe pagesa e gjobes u be n dore”.

Për më tepër shikoni videon: /jetaoshqef.al/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wlGUZDBnxGs” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP