Polici – OSHEE: Në 1.667 raste kontrolli, janë ndërprerë 1.114 lidhje të paligjshme

“Në të gjithë vendin kanë vepruar 102 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 17 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë  9 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, jane shpallur në kërkim 5 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 persona të tjerë. Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici –  OSHEE në  1.667  raste, si dhe janë ndërprerë 1.114  lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonenteve debitorë e janë kontrolluar 93 kabina elektrike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Policia e Shtetit dhe OSHEE  shprehin vendosmerinë ta çojnë  deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

SHKARKO APP