Polici- Prokurori bashkëpunim për zbardhjen e falsifikimeve të pronave

Ngritja e një taks force për të verifikuar pronat e përfituara me dokumente të falsifikuara ka qenë fokusi i mbledhjes së sotme të zhvilluar nga Kryeprokurori Adriatik Llalla. Në takimin që u mbajt paraditen e së enjtes morën pjesë Drejtoresha e agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Sonila Qato, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Haki Cako dhe përfaqësues të Avokaturës së Shtetit.

Ky takim vjen pak ditë pas prezantimit nga qeveria të reformës për kthimin dhe Kompesimin e Pronave. Sipas qeverisë kjo cështjeje do të zgjidhjet brenda 10 viteve. Kryeministri Rama gjatë prezantimit të reformës tha se do të vendoset një balancë e drejtë mes interesit publik dhe interesit të pronarëve

SHKARKO APP