Polici shqiptar kthehet në hero në rrjetet sociale
Nje shqiptar ben xhirone botes ne rrjetet sociale. Ndërsa gjëndja e emigrantëve që kërkojnë të kalojnë kufirin e Maqedonisë, vazhdon të jetë e tensionuar, fotoja e policit shqiptar Mesut Memishovski nga Manastiri po bën xhiron e botës.
Në foto tregohet polici duke i dhënë ujë një fëmije të vogël refugjat.
Fotoja është shpërndarë shumë herë në rrjetet sociale, ku secili përgëzon xhestin human të policit 26-vjeçar.
Nga ana e tij, Mesuti i falenderon të gjithë duke thënë se thjesht po bënte punën e tij.
“Në momentin që djali i vogël erdhi rreth meje, e harrova detyrën ndaj kombit. Doja thjesht ta ndihmoja, t’i jepja pak ujë. Dhe jam i sigurtë që kushdo nga kolegët e mi do të kishte bërë të njëjtën gjë,” thotë Mesuti.
Xhesti human i policit shqiptar ndodhi në një kohë kur policia maqedonase kishte bllokuar emigrantët dhe po hidhte drejt tyre granata tymuese dhe gaz lotsjellës.
KOHA JONË SONDAZH

