Polici vret veten, frikë nga Vettingu? (Zbardhet ngjarja)

46-vjeçari, Kastriot Fafaj pasi kishte mbaruar turnin dhe ishte kthyer afër drejtorisë së policisë, në një nga dhomat që përdoreshin për të fjetur, ka shkrepur armën e shërbimit drejt vetes. Kanë qenë kolegët ata që kanë dëgjuar shkrepjen e vetme të armës, dhe kanë vrapuar drejt dhomës, ku kanë gjetur të pajetë 46-vjeçarin.

“Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46-vjeç, banues në fshatin Seman, Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak.

Burime të policisë tregojnë se Fafai cili u vetëvra me armën e shërbimin mëngjesin e kësaj të marte, prej një jave ishte në panik nga procesi i vetingut. Shqetësimin ai e ka shprehur tek kolegët e tij të afërt, duke u treguar atyre edhe dyshimet për ku mund të goditej gjatë verifikimit të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime thanë se 46-vjeçari i cili më parë kishte punuar inspektor zone, i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë. Mësohet se polici Kastriot Fataj, para një jave kishte marrë urdhërin e transferimit në detyrë nga inspektor zone në patrullë shërbimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

46-vjeçari i ndjerë, prej 20 vitesh mbante uniformën blu të punonjësit të Policisë së Shtetit, por mëngjesin e kësaj të marte e mbylli shërbimin duke u vetëvrarë brenda komisariatit të Fierit dhe duke lënë pas misterin e aktit ekstrem.

46-vjeçari nga Semani i Fierit, i dha fund jetës brenda një mjedisi në komisariat që shërbente si fjetinë. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur në policinë e Fierit për të zbardhur vetëvrasjen e kolegut brenda ambienteve të komisariatit të Policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?