Policia: 7 masa si të mbrohemi nga koronavirusi
Edhe pse në Shqipëri nuk ka raste me koronavirus, institucionet shqiptare kanë publikuar masat për parandalim. Në hyrje të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë publikuar 7 masa, që secili punonjës duhet ti zbatojë për të parandaluar virusin vdekjeprurës.
7 masat
Lani shpesh duart me sapun.
Mos prekni me duar sytë, hundën dhe gojën.
Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini.
Shmangni kontaktet duke mbajtur distancë me personat e prekur nga infeksionet respiratore.
Mos merrni antibiotik përveç rasteve kur jepen nga mjeku.
Të dezinfektohen sipërfaqet me baze klori ose alkooli.
Përdorni maskë nëse dyshoni se keni simptoma të sëmundjeve respiratore.